Shqip
English
Për EC-in
Projektet
Publikimet
Programet
Lajmet
Donatorët
RRJETËZIMI
Konkurse
Projektet
Projektet aktuale
Iniciativat e tanishme
Projektet e kaluara
Projektet aktuale
EKO Shkolla
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të avokojë për futjen e konceptit të EKO shkollës në shkollat e Prizrenit përmes pilotimit të modelit dhe metodologjisë përkatëse të mbrojtjes së mjedisit me pjesëmarrjen e gjerë të nxënësve dhe mësuesve në një shkollë të përzgjedhur në mënyrë konkuruese.
Filigrani përtej Artizanatit
Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në ruajtjen e artizanatit filigran nëpërmjet dokumentimit, promovimit dhe transferimit të njohurive dhe shkathtësive tek gratë dhe të rinjtë që çojnë në rritjen e punësueshmërisë së tyre. Objektivat e projektit dhe rezultatet përkatëse:
AktRural (RuralAct) – aktivizmi i të rinjve në zonat rurale të Kosovës
Projekti synon të kontribuojë në zbutjen e niveleve të përjashtimit social të të rinjve në zonat rurale duke rritur mundësitë e angazhimit të tyre në nisma të aktivizmit, vullnetarizëm dhe aktivitete jashtë kurrikulare.
Qytetet Gjithëpërfshirëse
Projekti bazohet në përvojën e mëparshme të EC në promovimin dhe aplikimin e metodologjisë gjithëpërfshirëse të planifikimit urban në Prizren nëpërmjet projektit "Qyteti gjithëpërfshirës" dhe vazhdon në vitin vijues si “Qytetet Gjithëpërfshirëse”, duke aplikuar një metodologji të re të punës, shtrirje më të madhe gjeografike dhe bashkëpunim të ri gjithëpërfshirës me qeverinë lokale të Prizrenit.
Rikthimi i Qytetit
Projekti është një përpjekje për të mbështetur grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit që ta gëzojnë plotësisht të drejtën mbi qytetin (dhe të drejtat e njeriut) përmes një sërë aktivitetesh dhe platformash mobilizimi të komunitetit.
Platforma Urbane e Prizrenit
Projekti synon nxitjen dhe përkrahjen e qeverisë lokale të Prizrenit për të zhvilluar një qasje të strukturuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm urban, që do të jetë në përputhje me Agjendën Urbane për BE-në.
Transparenca e Planifikimit Hapësinor
Projekti synon hapjen e të gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor në komunën e Prizrneit, përfshi edhe ato që ndërlidhen me dokumentet e trashëgimisë kulturore për Qendrën Historike të qytetit.
Thellim i dijes europiane në planifikim dhe zhvillim urban
Projekti synon të mobilizojë resurset ekzituese në Kosovë për të avokuar për politikat më të mira të planifikimit dhe zhvillim urban.
Indeksi i Reformës dhe Transparencës Komunale
Projekti synon përmirësimin e praktikave të transparencës në komunat e Kosovës nëpërmes një vlerësimi të përhershëm dhe mjeteve të avokimit (indeksi).
Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren
Projekti ka për qëllim që t’i mbështesë përpjekjet për zhvillim ekonomik lokal dhe rajonal në Rajonin Ekonomik Jug duke strukturuar dhe pasuruar ofertën kulturore turistike të rajonit nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të reja dhe unike.
Aktivizmi Kulturor dhe Urban në Prizren
Projekti ka për qëllim të stimulojë debatin shoqëror për rolin e aktivizmit kulturor në transformimin urban të qytetit, duke u bazuar në parimet e qeverisjes demokratike.