Programi “Zhvillimi i mëtejm strategjik i organizatës me fokus në trashëgiminë kulturore gjithëpërfshirëse” është program i bazuar në strategjinë e organizatës, me fokus në tematika specifike të cilat targetojnë probleme aktuale të trashëgimisë kulturore (duke përfshirë diferencimin e të rinjëve dhe personave me aftësi të kufizuara në njohjen, dhe vlerësimin e saj; mungesën e dokumentimit të kategorive të caktuara të trashëgimië kulturore – me theks në trashëgiminë shpirtërore, dhe gjendjen premtuese të institucioneve muzeale). Për ta arritur këtë, programi është fokusuar në katër shtylla kryesore: 1. Zhvillimin e mëtejmë strategjik të organizatës me fokus në trashëgiminë kulturore gjithëpërfshirëse, 2. Promovimi i pjesëmarrjes së të rinjëve dhe personave me aftësi të kufizuara drejt njohjes dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore, 3. Dokumentimi dhe promovimi i trashëgimisë shpirtërore, me theks në zejet dhe 4. Identifikimi i gjendjes ekzistuese të institucioneve muzeale dhe nisma për modernizimin e shërbimeve të ofruara