Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës

Projekti “Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës” është vazhdimësi e përpjekjeve të EC Ma Ndryshe në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimsë kulturore. Projekti ka për qëllim që të kontribojë në ruajtjen e zanatit të punimit të dollamave përmes promovimit dhe transferimit të njohurive. Projekti përfshin rajonin e Prizrenit
dhe aktivitetet do të përfshijnë përfaqësues të të gjitha komuniteteve të këtij rajoni. Pjesëmarrëset nga komuna e Prizrenit, Dragashit, Suharekës (Theranda), Mamushës, Rahovecit dhe Malishevës do të mësojnë zejen tradicionale të punimit te „dollamave“ nga profesionistë më përvojë të gjerë në këtë fushë.

Rrjetëzimi