Monitorimi i masave dhe i mbikëqyrjes inspektive të komunave për mbrojtjen e mjedisit

Qëllimi i projektit ka qenë nxitja e diskutimit publik për të shtuar presionin mbi autoritetet publike, sidomos në 7 komunat kryesore (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë e Jugut dhe Gjakovë), për aplikimin e masave adekuate dhe shtimin e mbikëqyrjes inspektive për mbrojtjen e mjedisit. Në kuadër të projektit janë realizuar video reportazhe, janë publikuar infografika, artikuj gazetaresk, është bërë një hulumtim dhe në fund është organizuar tryezë e diskutimit me përfaqësues të ministrisë, komunës, universitetit, mediave dhe OJQ-ve. Po ashtu është bërë edhe grumbullimi dhe publikimi në forma të ndryshme i të dhënave të nivelit komunal rreth: inspektimit të zbatimit të kornizës ligjore të mbrojtjes së mjedisit; monitorimit të gjendjes së deponive të mbeturinave; monitorimit të gjendjes së zonave të mbrojtura; monitorimit të gjendjes së pyjeve, si dhe identifikimit të çrregullimeve mjedisore nga aktivitete të personave fizik ose juridik. Gjithashtu janë grumbulluar dhe publikuar të dhënat për aktvendimet; kërkesat për gjykatë dhe gjobat mandatore të shqiptuara nga niveli komunal. Në fund të projektit është organizuar një tryezë e diskutimit ku është publikuar edhe hulumtimi/raporti me të gjeturat e lartë përmendura.

Rrjetëzimi