Projekti do të jetë vazhdimësi e metodologjisë së re të projektit, ku nga puna me grupet e komunitetit (me bazë identitare) u kalua në organizimin e njësive komunitare në nivel të lagjeve të qytetit dhe në disa fshatra si dhe në disa qytete tjera. Projekti synon përkthimin e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve në plane të zbatueshme urbane. Aktivitetet që do të realizohen gjatë vitit janë: takimet e rregullta në lagje, punëtoritë e vizionimit, performansat publike, hulumtimi, aktivizmi ndaj autoriteteve publike, zhvillimi dhe konsolidimi i platformës online mahalla.info, monitorimi i qeverisë lokale, fushata mediale, dokumentimi dhe ekspozita me konferencën vjetore.