Projekti synonte lidhjen e qytetarëve me shërbyesit e drejtësisë përmes aktiviteteve të ndryshme në teren dhe për rritjen e vetëdijes, për të adresuar sa më mirë çështjet e sundimit të ligjit. Kjo çasje theksoi rolin kritik të transparencës, pjesëmarrjes së palëve të interesuara dhe komunikimit efektiv në arritjen e rezultateve të pritura të projektit. Qëllimi i projektit “Lidhja e komunitetit me shërbyesit edrejtësisë”është, të dizajnoj mjetet që mund të kontribuojnë në krijimin e një hapësire e cila do të lidhë qytetarët më shërbyesit e drejtësisë, e që rezultoi në përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në sektorin e drejtësisë dhe rritjen e besimit të tyre në sistemin e drejtësisë.