Pakot Turistike

Qëllimi i këtij produkti është tërheqja e turistëve (nga jashtë dhe nga qytetet e tjera të Kosovës) përmes krijimit të mundësive për të kaluar kohë cilësore dhe informative në Prizren. Në të njëjtën kohë, pakot turistike do të promovojnë edhe veprimtarinë e ciceronëve, që paraqet një sektor ende të pazhvilluar të kulturës dhe turizmit në Prizren. Ndërsa objektivat specifike të projektit janë:  të strukturohet dhe prezantohet profesionalisht pasuria kulturore e Prizrenit, të tërhiqen turistët përmes ofertave konkrete për të njohur qytetin, të promovohet veprimtaria e ciceronëve, dhe të rritet numri i referencave të shkruara mbi trashëgiminë kulturore të Prizrenit.
 

Rrjetëzimi