Hartëzimi i Turizmit Rural në Janjevë

Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në identifikimin/hartëzimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore përmes dokumentimit, promovimit, transferimit të njohurive dhe shkathtësive tek komunitetet me prejardhje të ndryshme etnike te fshatit Janjevë. Nëpërmjet këtij projekti është bërë promovimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës, duke kontribuar gjithashtu në zhvillimin ekonomik të zonës duke i aftësuar banorët që të ofrojnë shërbime të guidave turistike. Në kuadër të projektit aktivitetet kryesore kanë përfshirë: zhvillimin e aftësive për të ofruar shërbime udhërrëfyese turistike; hartëzimin e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës, promovimin e vendeve të identifikuara duke zhvilluar video dhe broshurave promovuese.

Rrjetëzimi