Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte të vlerësoj trashëgiminë kulturore dhe të shfrytëzojë potencialin e saj për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit të Prizrenit. Objektivat specifike të projektit përfshijnë: a) Mobilizimin e komunitetit të trashëgimisë kulturore dhe të angazhoj ata në mënyrë efektive në mbrojtjen dhe promovimin e saj, b) Të lehtësojë dialogun në mes të shoqërisë civile (dhe komunitetit në përgjithësi) dhe qeverisë lokale në shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore për qëllime zhvillimore, c) Të promovojë qasje të integruar të ruajtjes së trashëgimisë kulturore si një metodologji efektive për zhvillimin lokal, d) Të nxisë ndjenjën e pronësisë dhe përgjegjësisë përmes veprimeve lokale të trashëgimisë kulturore, e) Të ngrit ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, dhe f) Të dokumentojë vlerat e trashëgimisë kulturore të rajonit, si një mjet më të mirë të prezantimit dhe promovimit të këtij potenciali.