Rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje përmes mediave sociale në Prizren dhe Gjilan

Projekti i mediave sociale ishte përpjekje për t’i inkurajuar të rinjtë e qytetit të Prizrenit dhe Gjilanit për pjesëmarrje në proceset e vendimmarjes lokale dhe  përmes qasjes inovative dhe edukative, si dhe për t’ju lehtësuar atyre të kuptuarit sa më mirë të të drejtave dhe përgjegjësive qytetare. Për më tepër, projekti synonte që të ngjushtojë hendekun në mes qeverisë lokale dhe të rinjve duke i mbështetur ata përmes aktiviteteve të ndryshme në terren dhe në komunitet, duke përdorur mediat sociale që janë në dispozicion gjithnjë e më shumë. Objektivat specifike të këtij projekti ishin: a) të forcoj partneritetin dhe ndërveprimin midis të rinjve dhe pushtetit, përmes komunikimit interaktiv dhe të drejtpërdrejtë midis tw dyja palëve, b) të rinjtë të kuptojnë më mirë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre qytetare duke përdorur dhe zhvilluar mediat sociale, me synimin afatgjatë të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe procesin politik të monitorimit të qeverisjes lokale dhe c) të rris interesimin e publikut dhe të kuptuarit më të mirë të të drejtave dhe përgjegjësive qytetare.

Rrjetëzimi