Aktivizimi për të drejtat e njeriut

Projekti ka për qëllim që nëpërmjet shoqërisë civile të përmirësoj të drejtat e njeriut, që janë të natyrshme, origjinale dhe të bazuara në interes të grupit përmes tri komponenteve: 1) Të drejtat e njeriut dhe aktivizimi arsimor; 2) Dokumentimi, monitorimi dhe qasja strategjike dhe 3) Të drejtat mjedisore. Në kuadër të projektit janë realizuar dhe do të realizohen: takime me grupe të ndryshme të komuniteteve dhe përfaqësues të institucioneve, intervenime direkte në hapësira publike për të rritur sasinë e sipërfaqes gjelbëruese, për të krijuar qasje më të lehtë për personat me nevoja të veçanta, trajnime me nxënës dhe studentë, zhvillim të raporteve, hulumtimeve, prodhim të video reportazheve, animacioneve, organizim të debateve/konferencave, performanca publike etj. Projekti realizohet në Prizren dhe Gjakovë por me angazhimin dhe vullnetin e stafit shumë aktivitete janë realizuar edhe në qytete tjera ( Dragash, Suharekë, Mamushë, Malishevë, Rahovec, Deçan, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Kacanik, Viti, Lipjan, Mitrovicë). Projekti do të implementohet edhe gjatë vitit 2022 dhe 2023.

Rrjetëzimi