Sot është mbajtur një shfaqje teatrale para nxënësve të shkollës fillore ”LIRIA” në Fortesë të Rahovecit me qëllim të trajtimit të disa temave sociale dhe diskutimit të tyre ndërmjet nxënësve dhe aktorëve.
Në Gjimnazin “Sami Frashëri” sot është mbajtur ligjërata me temën “Orientimi Profesional” ide kjo e cila ka dalur nga Aida Ramaxhiku, nxënëse e Shkollës së Aktivizmit.
Sot organizatat e shoqërisë civile nga Rajoni i Prizrenit organizuan një konferencë për shtyp, ku u bë lansimi i Raportit të Monitorimit të tenderit - NDËRTIMI I PISHINËS OLIMPIKE NË PRIZREN që kishte një vlerë prej 2 milionë e 499 mijë euro.
Është mbajtur ligjeratë me temën “Çevre ile ilgili sunum” (ligjëratë në lidhje me ambientin) që është organizuar në bashkëpunim me KVRL në Mamushë së bashku me nxënësit e shkollës fillore "Anadolu" në mbështetje të EC-it.
Të martën, më 29 tetor fillon nënshkrimi i peticionit, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëtutjeshëm të ambientit nga Mini Hidrocentralet dhe Hidrocentralet e vogla.
OJQ EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Filigrani përtej Artizanatit”, financuar nga projekti “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore”, që implementohet nga UNDP dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe...
Nxënësja e Shkollës së Aktivizmit, Vesa Piskala ka ardhur me idenë e krijimit të një ambienti më kreativ në hapësirat e shkollës së saj. Idea konkretisht është realizuar përmes vendosjes së disa hapave të improvizuar në dysheme që të çojnë në drejtim të disa thënieve...
EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me nxënësit e shkollës fillore “Loyola” sot ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Aksioneve ndaj Ndryshimeve Klimatike. Qëllimi i realizimit të këtij aktiviteti është të ngrisë vetëdijen për realitetin e ndryshimit të klimës dhe të inkurajojë...
Nxënësja e Shkollës së Aktivizmit, Flora Halimi e ka shprehur si shqetësim mungesën e disa mjeteve shkollore në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Komunën e Podujevës.
Të gjithë mësimdhënësit e shkollës fillore Loyola ishin pjesë e trajnimit të udhëhequr nga Flaka Xerxa. Në këtë trajnim mësuesit u njoftuan me metodologji të reja të mësimdhënies dhe u dhanë shembuj se si ata mund të bëjnë lidhjen midis lëndëve të tyre mësimore dhe mbrojtjes...