Vendosen myshqe për filtrimin e ajrit në shkollën “Ibrahim Fehmiu” në Prizren
Në tri kabinetet e shkollës “Ibrahim Fehmiu” në Prizren janë vendosur myshqet si filtrues biologjik të ajrit. Duke marrë parasysh që myshqet janë luftues të rëndësishëm të ndotësve të ajrit si pluhuri dhe agjentëve të tjerë siç janë grimcat e tymit, myku dhe gazrat kimik, atëherë EC në bashkëpunim me shkollën ka vendosur që të bëjë vendosjen e këtyre filtruesve si një intervenim i rëndësishëm që do të ketë rol në krijimin e ajrit të një një cilësie më të lartë dhe shëndeti më të mirë tek nxënësit që e frekuentojnë këtë hapësirë.
Filtruesit biologjik të ajrit siç janë myshqet kanë një rol të madh edhe në rregullimin e temperaturës së hapësirës duke e freskuar ajrin përmes rregullimit të nivelit të lagështisë. Ky është një nga atributet më interesante dhe më të dobishme të myshkut - që mund të absorbojë lagështi nga ajri kur lagështia është e lartë dhe pastaj ta lëshojë përsëri në ajër kur lagështia është e ulët.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).