Punëtoria përmbyllëse e projektit “AktRural”

Është mbajtur punëtoria përmbyllëse të projektit "AktRural-Aktivizimi i të rinjve të zonave rurale të Kosovës" me qëllim që të prezantohet puna e organizatës në kuadër të këtij projekti dhe iniciativat të cilat janë implementuar bashkë me të rinjt pjesëmarrës dhe palët bashkëpunuese nga tërë rajonet e Kosovës dhe të diskutohet rëndësia dhe vlerat e vullnetarizmit.

Në panel të kësaj punëtorie pjesëmarrës ishin; Vjollca Krasniqi - profesoreshë në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Ideal Zhaveli - KVRL Gjakovë, Flaka Xërxa Beqiri – Autore e librit të iniciativave, Amir Pllana - Drejtor i shkollës “Hivzi Sylejmani”, Fushë Kosovë dhe Nora Simitçiu, EC Ma Ndryshe. Njëkohësisht të pranishëm ishin përfaqësues nga media, kryetarë të fshatrave, drejtorë të shkollave, organizatat bashkëpunuese, nxënësit e Shkollës së Aktivizmit si dhe trajnerë që kanë qenë të përfshirë në procesin e implementimit të ideve.

Në kuadër të këtij organizimi në pjesën e parë Nora Simitçiu para të pranishmëve prezantoi qëllimin dhe të arriturat e projektit, ku shprehur në shifra u shfaq se projekti “AktRural” është shtrirë në 26 komuna nga të cilat 18 zona rurale ku të përfshira ishin 60 shkolla me 1885 nxënës – 961 femra dhe 924 meshkuj, e si rezultat del të jenë realizuar 88 iniciativa e që nga natyra ishin intervenime direkte, kërkesa zyrtare, peticione, trajnime, kampanja vetëdijesuese dhe aktivitete kulturore.

Pas prezantimit të projektit Linda Hoxha nga KCSF prezantoi skemën e Luksmeburgut që kishte mbështetur realizimin e këtij projekti, për të vazhduar me Flaka Xërxa Beqirin e cila dha informata mbi Librin në të cilin janë duke u prezantuar të gjitha iniciativat e nxënësve. U përmend rëndësia e shprehjes së ideve të nxënësve dhe aktivizmi i tyre në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve në komunitetin ku jetojnë.
Vjollca Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës theksoi se projekti mund të konsiderohet si pasqyrë e solidaritetit të shoqërisë kosovare. U theksua poashtu se roli i organizatave të shoqërise civile ka qenë shume i rëndësishëm në promovimin e aktivizmit dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në emancipimin civil të komunitetit. Në anën tjetër Amir Pllana, drejtor i shkollës fillore “Hivzi Sylejmani” ka shprehur se niveli i vullnetarizmit është rritur dukshëm ndërmjet nxënësve në krahasim me periudhat e mëparshme dhë bën thirrje që aktivitetet e tilla të mos mungojnë.

Ideal Zhaveli nga KVRL – Gjakovë ka shprehur shqetësimin e tij për nivelin e ultë të promovimit të vullnetarizmit nga institucionet shtetërore dhe ka cekur se një mosmbështetje e tillë nuk duhet të ndikojë në vullnetin e të rinjve për të qenë aktiv në komunitetin e tyre.

Pas prezantimeve disa nga nxënësit pjesëmarrës të Shkollës së Aktivizmit kanë ndarë përvojën e tyre tyre me EC-in dhe kanë vazhduar me punën në grupe për vijimin e nismave të vullnetarizmit përmes propozim-iniciativave ndërajonale nën udhëheqjen e fasilitatorëve.

 

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Rrjetëzimi