Vihet në funksion klasa verore e shkollës “Emin Duraku” në Prizren

EC Ma Ndryshe me kërkesë të shkollës fillore "Emin Duraku" në Prizren ka bërë vendosjen e dy tavolinave në hapësirën e cila është destinuar për të zhvilluar mësimin në natyrë. Duke qenë se kësaj pjese i kanë munguar bankat atëherë EC ka vendosur dy të tilla duke e vënë në funksion realizimin e mësimit në ambientet e hapura për nxënësit e kësaj shkolle.

Zhvillimi i mësimit në ambiente të hapura është dëshmuar të jetë produktiv në shumë aspekte, meqenëse studimet tregojnë që në këtë mënyrë nxënësit trajtojnë mësimet me një motivim më të rritur, me më shumë kreativitet dhe madje inkurajohen më shumë bashkëveprimet shoqërore duke përmirësuar marrëdhëniet mes nxënësve gjatë procesit të mësimit.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.

Rrjetëzimi