Furnizohen me libra shkollat ”Motrat Qiriazi” dhe “Nazim Kokollari” në Prizren
Shkollat ”Motrat Qiriazi” dhe “Nazim Kokollari” në Prizren kanë shfaqur si kërkesë furnizimin e bibliotekave të tyre me libra shkollorë, meqenëse një numër i madh i titujve që parashihen të lexohen me kurrikulën shkollore kanë munguar. Kërkesën e tyre këto shkolla e kanë drejtuar tek Biblioteka e qytetit dhe Këndi Amerikan në Prizren andaj EC në bashkëpunim me këtë institucion ka mundësuar që të bëhet furnizimi i tyre me titujt të cilët i kanë propozuar vet shkollat. EC vazhdon të bëjë thirrje tek institucionet që të kontribuojnë në promovimin e leximit tek të rinjt përmes pasurimit të bibliotekave shkollore.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."