Drejtoria e Arsimit në Prizren mirëpret rezultatet e EKO SHKOLLËS
EC Ma Ndyshe ka takuar drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit në Prizren me qëllim të njoftimit të kësaj Drejtorie me rezultatet dhe arritjet e projektit EKO Shkolla gjatë vitit 2019. EKO Shkolla është projekt i cili ështe implementuar që nga janari i vitit 2019 me shkollën “Luciano Motroni” e cila ishte përfituese e këtij granti. Drejtoria është njoftuar me metodologjinë dhe konceptin e këtij projekti i cili ka gjetur zbatim që moti në shtetet e zhvilluara dhe në Kosovë për herë të parë është aplikuar nga EC Ma Ndryshe. U prezantuan aktivitetet, intervenimet që ka përfituar shkolla në hapësirat e saj dhe ngritja e kapaciteteve të nxënësve përmes trajnimeve nga ekspertet.
Drejtoria e Arsimit i mirëpriti rezultatet dhe premtoi se do të mbështesë iniciativat e tilla duke qenë se ngritja e vetëdijes mbi çështjet ambientale është një fushë që do të vazhdojë të marrë vëmendjen e këtij direktorati. Kjo Drejtori premtoi që do të jetë mbështëtse e EC Ma Ndryshe për iniciativat e tilla në vazhdim.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).