Në Qendrën Historike të Prizrenit ndërtimi i konstruksioneve metalike, si në hapësira publike ashtu edhe në ato private, është bërë trend gjatë viteve të fundit

Në Qendrën Historike të Prizrenit ndërtimi i konstruksioneve metalike, si në hapësira publike ashtu edhe në ato private, është bërë trend gjatë viteve të fundit. Edhe kërkesat e organeve të trashëgimisë kulturore për vendosjen e rregullit në këtë aspekt nuk është se kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret deri më tani.


Një intervenim i tillë është vëzhguar ditëve të fundit në zonën brenda sheshit të Shadërvanit, ku sipas informatave fillestare po realizohet pa autorizimin përkatës të organeve të trashëgimisë kulturore. EC Ma Ndryshe ka dërguar kërkesa për qasje në informata dhe dokumente publike tek institucionet përkatëse rreth rastit në fjalë.


Për çdo aktivitet ndërhyrës, si në pronë publike ashtu edhe private, domosdo duhet të merren pëlqimet e leja nga institucionet përgjegjëse të cilat kanë përgjegjësi sa i përket menaxhimit të Qendrës Historike. EC Ma Ndryshe i bën thirrje inspektoratit të Komunës së Prizrenit dhe inspektoratit të trashëgimisë kulturore pranë MKRS-së që të dalin në terren për verifikim.

Rrjetëzimi