Dita Ndërkombëtare e PAK-ve shënohet me nxënësit e klasave gjithëpërfshirëse, promovohet kujdesi për trashëgiminë dhe mjedisin




Me rastin e shënimit të 3 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, EC Ma Ndryshe ka realizuar aktivitete me nxënësit e klasave gjithëpërfshirëse në shkollat “Emin Duraku” dhe “Gani Saramati” në Prizren.
Për këta nxënës është mundësuar shëtitja virtuale në 3D nëpër Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit dhe në Muzeun e Lidhjes së Prizrenit, duke u mundësuar njohjen me vlerat e trashëgimisë kulturore të ekspozuara në këto institucione.
Krahas kësaj është shpërndarë edhe versioni në tavolinë i lojës mjedisore për nxënësit e klasave gjithpërfshirëse në të dy shkollat.
Qëllimi i kësaj loje është rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive të lojtarëve për vlerat natyrore të Kosovës, por edhe për problemet mjedisore që kërcënojnë këto pasuri, si kontribut për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.
Në këtë kuadër EC-i do të vijoj angazhimin e kahershëm për të rritur përfshirjen, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e PAK-ve në vendimmarrje, me qëllim që ata të formësojnë në mënyrë aktive kushtet e jetës së tyre, bashkë me avokimin tek institucionet për zbatimin e parimeve të gjithëpërfshirjes për zhvillim të qëndrueshëm.