Qendra Historike e Prizrenit, viktimë e intervenimeve pa leje

Praktika e realizimit të punimeve të paautorizuara nga autoritetet e trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon.


Sipas konfirmimit nga QRTK Prizren, punimet në teracën e një objekti hotelier po kryhen pa pëlqimin e këtij institucioni, gjë që përbën shkelje të rregullave të mbrojtjes së zonës historike.


Sipas legjislacionit në fuqi, Qendra Historike e Prizrenit, si pronë e trashëgimisë kulturore në mbrojtje përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore, në mbrojtje të përhershme të Republikës së Kosovës, dhe çdo ndërhyrje në këtë zonë duhet të bëhet me aprovimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Punimet e paautorizuara mund të kenë ndikim në integritetin e kësaj zone, dhe për këtë arsye institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për respektimin e ligjit.

Rrjetëzimi