Dita e Tokës shënohet në Vërmicë në bashkëpunim me komunitetin shkollor








EC Ma Ndryshe, të martën, ka shënuar Ditën e Tokës në bashkëpunim me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë.
Në këtë aktivitet, EC-i ka dhuruar shportat për klasifikimin e mbeturinave me qëllim të ndërgjegjësimit të komunitetit shkollor për riciklimin dhe dobitë e tij.
Në të njëjtën kohë bashkë me nxënësit është realizuar edhe një aksion simbolik i pastrimit të mjedisit.
Me këtë rast, EC përkujton nevojën për angazhim të përbashkët dhe veprime më të përgjegjshme për mbrojtjen e mjedisit si në Ditën e Tokës ashtu dhe çdo ditë tjetër, me qëllim të krijimit të kushteve për jetesë të shëndetshme edhe për brezat e ardhshëm.