EC Ma Ndryshe diskuton Kartën e Zotimeve me qytetarët edhe në Mitrovicë Jugore
EC Ma Ndryshe ka mbajtur diskutim publik me qytetarët e Mitrovicës Jugore, me ç’rast janë diskutuar temat e ndryshme që ndërlidhen me Kartën e Zotimeve të nënshkruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, z. Bedri Hamza në fushatën paraelektorale për zgjedhjet komunale të vitit 2021.
Diskutimi ka përfshirë problemet e përgjithshme si për dialogun social ashtu edhe për punë të dinjitetshme për gra, burra dhe rini në nivel lokal si dhe për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit.
Nga gjithsejtë 33 zotime të nënshkruara, sipas monitorimit të fundit nga shoqëria civile, kryetari ka arritur ti përmbush 5 prej tyre apo 15 %, në progres janë 17 prej tyre apo 52 % dhe nuk janë në progres apo nuk kanë filluar 11 apo 33 %.
EC Ma Ndryshe së bashku me Democracy+ do të vazhdojë monitorimin e zotimeve për të mbajtur përgjegjës nënshkruesit e tyre me qëllim të përmbushjes së një numri më madh të tyre.