THIRRJE PËR APLIKIM Për punë praktike tre mujore në Zyrën për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizreni
Gjykata Themelore e Prizrenit, Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti dhe OJQ EC Ma Ndryshe kanë themeluar Programin e Praktikantëve për Marrëdhëniet Publike për ti ofruar ndihmë Zyrës për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Partnerët nënshkrues të dokumentit të bashkëpunimit për realizimin e këtij Programi kanë kënaqësinë që të shpallin thirrjen e parë për aplikim për studentët e Universitetit të Prizrenit Ukshin Hoti.
Shkarko Thirrjen e plotë
Shkarko Formën e aplikimit
THIRRJE PËR OFERTË
Realizimi i Hulumtimit
Realizimi i hulumtimit është aktivitet në kuadër të projektit Qyteti gjithëpërfshirës planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren, që është duke e implementuar nga EC Ma Ndryshe. Ky projekt/aktivitet financohet nga Olof Palme International Center, e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë.
THIRRJE PËR APLIKIM
Për punë praktike tre mujore në Zyrën për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizrenit
Gjykata Themelore e Prizrenit, Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti dhe OJQ EC Ma Ndryshe kanë themeluar Programin e Praktikantëve për Marrëdhëniet Publike për ti ofruar ndihmë Zyrës për Informim Publik të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Partnerët nënshkrues të dokumentit të bashkëpunimit për realizimin e këtij Programi kanë kënaqësinë që të shpallin thirrjen e parë për aplikim për studentët e Universitetit të Prizrenit Ukshin Hoti.Programi i praktikantëve është i hapur për studentët e Universitetit të Prizrenit (të gjitha drejtimet) të interesuar për të marrë njohuri dhe përvoja të reja dhe kontribuuar në punën e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Në zbatimin e Programit të praktikantëve do të angazhohen: Gjykata Themelore e Prizrenit Zyra për Informim Publik, Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti dhe organizata EC Ma Ndryshe.
Shkarko Thirrjen e plotë
Shkarko Formën e aplikimit
01.04.2015
Shkarko
Audio tour guides (ciceronë elektronik) dhe audio incizim i përmbajtjes
OJQ EC Ma Ndryshe me seli në Prizren ka nisur zbatimin e projektit Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren. Në kuadër të këtij projekti, do të hartohen: një katalog i trashëgimisë kulturore të rajonit Jug; dhe pesë guida/pako turistike të rajonit të Prizrenit. Të gjitha këto produkte do të hartohen në shtatë gjuhë të ndryshme (shqip, serbisht, turqish, anglisht, frengisht, gjermanisht dhe italisht). Pjesë e projektit është edhe blerja e një kompleti të audio tour guides/ciceronë elektronik (deri në 30 copë), dhe audio incizimi i përmbajtjes së katalogut të trashëgimisë kulturore në shtatë gjuhë. EC Ma Ndryshe do të përzgjedh një kompani profesionale për të ofruar këto shërbime (kompleti i audio tour guides dhe audio incizimi i përmbajtjes së katalogut), për çka ju ftojmë që të dërgoni ofertën tuaj bashkë me dokumentet përcjellëse.
Kompani për përkthimin e produkteve në gjashtë gjuhë
OJQ EC Ma Ndryshe me seli në Prizren ka nisur zbatimin e projektit Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren. Në kuadër të këtij projekti, do të hartohen: një katalog i trashëgimisë kulturor të rajonit Jug; dhe pesë guida/pako turistike të rajonit të Prizrenit. Për përkthimin me shkrim të këtyre produkteve turstike nga gjuha shqipe në gjashtë gjuhë të tjera (serbisht, turqisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe italisht), EC Ma Ndryshe do të përzgjedh një kompani profesionale të përkthimeve, për çka ju ftojmë që të dërgoni ofertën tuaj bashkë me dokumentet përcjellëse.