Kompani për dizajnim dhe shtyp të produkteve

OJQ EC Ma Ndryshe me seli në Prizren ka nisur zbatimin e projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”. Në kuadër të këtij projekti, do të hartohen: një katalog i trashëgimisë kulturor të rajonit Jug; dhe pesë guida/pako turistike të rajonit të Prizrenit. Të gjitha këto produkte do të hartohen në shtatë gjuhë të ndryshme (shqip, serbisht, turqish, anglisht, frengisht, gjermanisht dhe italisht). Për dizajnimin/rradhitjen, zhvillimin e hartave dhe shtypin e të gjitha këtyre produkteve, EC Ma Ndryshe do të përzgjedh një kompani profesionale të dizajnit dhe shtypit, për çka ju ftojmë që të dërgoni ofertën tuaj bashkë me dokumentet përcjellëse.
29.12.2014 [Sq]

Shkarko

Profesionistë me angazhim të përkohshëm (konsulentë)

OJQ EC Ma Ndryshe me seli në Prizren ka nisur zbatimin e projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”. Në kuadër të këtij projekti, do të hartohen: një katalog i trashëgimisë kulturore të rajonit Jug; dhe pesë guida/pako turistike të rajonit të Prizrenit. Për hartimin e këtyre produkteve turstike, EC Ma Ndryshe do të përzgjedh një numër profesionistësh për angazhim të përkohshëm (1 deri 3 muaj). Pozitat për të cilat ju ftojm të aplikoni
25.11.2014 [Sq]

Shkarko

Thirrje për aplikim

EC Ma Ndryshe ka nisur zbatimin e pilot veprimit “HAJDE!”, që synon promovimin e trashëgimisë kulturore, kultivimin e qytetarisë aktive në mesin e të rinjve dhe mbrojtjen/promovimin e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në Prizren. Aktiviteti qendror i “HAJDE!” do të jetë punëtoria pesë ditore e zejes së filigranit, për të cilën EC Ma Ndryshe ka shpallur thirrjen për aplikim, për pranimin e dymbëdhjetë të rinjve për punëtorinë e Filigranit, që mbahet prej 24 – 28 shtator 2014, në Prizren.

Shkarko Thirrjen e plotë

Shkarko Formën e aplikimit
04.09.2014

Shkarko

Thirrje për propozime

EC Ma Ndryshe fton personat e interesuar të aplikojnë me ide kreative për realizimin dhe ekzekutimin e veprave (intervenimeve) artistike në hapësirën publike të qytetit të Prizrenit. Intervenimet duhet të realizohen në hapësirë publike, dhe autorët mund të përdorin cilëndo formë të shprehjes artistike (kreative). Intervenimet duhet të artikulojnë një ose më shumë çështje (shqetësime) publike të qytetit të Prizrenit dhe të ekzekutohen në bashkëpunim me komunitetin (kryesisht nxënësit dhe studentët).

Shkarko thirrjen e plotë

Shkarko Formën e Aplikimit
16.06.2014 [Sq]

Shkarko

Rrjetëzimi