Konkurse

GARA E VIDEOVE ME SMARTPHONE08 shkurt 2018EC në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi fton të rinjtë e Prizrenit të dorëzojnë projektet e tyre për garën e videove me telefona të mençur. Qëllimi i videove të propozuara është që të dokumentojnë diskriminimin me të cilin ballafaqohen të rinjtë në gëzimin e të drejtës së tyre mbi qytetin, veçanërisht në lidhje me hapësirat dhe ndërtesat publike. Bazuar në kriteret konceptuale dhe artistike, do të përzgjidhen dhjetë idetë më të mira dhe fituesit do të ftohen për të zhvilluar videot e tyre. Të rinjtë e përzgjedhur do të trajnohen për procesin e finalizimit të videove, ndërsa video më e mirë do të shpërblehet. Gara e videove me smartphone organizohet në kuadër të projektit ‘’RIKTHIMI I QYTETIT - E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren’’, përkrahur nga NED –National Endowment for Democracy.

Shkarko Thirrjen e plotë
Shkarko Formën e aplikimit
THIRRJE PËR APLIKIM Për punë praktike gjashtë mujore në EC Ma Ndryshe (dy pozita)09 janar 2018EC ka themeluar Programin e Praktikantëve/Praktikanteve me kohëzgjatje gjashtë muaj dhe ofron dy pozita për punë praktike në kuadër të aktiviteteve të organizatës. Programi është i hapur për studentët/studentet e Universiteteve në Prizren (të gjitha drejtimet), me banim të përhershëm në komunën e Prizrenit, të cilët/cilat janë të interesuar/a për të marrë njohuri dhe përvoja të reja dhe kontribuar në punën e organizatës.

Shkarko Thirrjen e plotë
Shkarko Formën e aplikimit