EC Ma Ndryshe të martën ka realizuar debatin me kandidatët për kryetar të Komunës së Prizrenit. Qëllimi i këtij organizimi ishte paraqitja dhe diskutimi i problemeve aktuale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Sot, në ambientet e MKRS-zyra në Prizren u mbajt takimi i përbashkët i ekipeve punuese nga EC Ma Ndryshe dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren.
Legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e ajrit nga ndotja parasheh që edhe pushteti lokal të hartojë planin e veprimit për cilësinë e ajrit. Por deri më tani shumë pak komuna në Kosovë e kanë hartuar këtë politikë publike.
Në Ditën Botërore Pa Makina, EC ka realizuar performancën publike, e cila synon sensibilizimin e qytetarëve që të shmangin përdorimin e makinave, duke adresuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.
EC Ma Ndryshe sot kishte paraparë aksion pastrimi për nder të shënimit të Ditës Botërore të Pastrimit. Për shkak të kushteve atmosferike, ishte e pamundur të intervenohej në zonën përgjatë brigjeve të “Drinit të Bardhë” në fshatin Vërmicë.
Gjatë këtij aktiviteti të rinjtë janë informuar mbi zhvillimet dhe praktikat drejt shfrytëzimit të energjisë solare si dhe praktikave të tjera inovative që stimulojnë një mjedis të qëndrueshëm.
Ekipi i EC Ma Ndryshes këtë javë kreu takimet njoftuese me departamente të kulturës dhe turizmit në gjashtë komunat e regjionit jugor të Kosovës për projektin e hartëzimit të turizmit rural.