Komuniteti për Komunën”- intervenimi artistik në trafostacion

EC ka realizuar intervenimin artistik në një nga trafot e qytetit me moton “Komuniteti për Komunën” që përçon mesazhin për ndarjen e të njëjtin vizion mbi qëndrimet, interesat dhe të mirat e përbashkëta, pa diskriminime të përkatësive kombëtare, ideologjike e gjinore.


Një komunitet, i përbërë nga dashuria për qytetin e tyre, vëmendshmëria mbi ndryshimet, kurioziteti mbi zhvillimet shoqërore, shndërrohet në vrojtues dhe mbrojtës ndaj cenimeve/shkeljeve të shumanshme të vlerave të përbashkëta emancipuese shoqërore.


Ky intervenim është realizuar nga studenti i Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale (UBT), Ardi Shishko si dhe vullnetarja Lorika Avdyli nën udhëheqjen dhe mentorimin e artistes Fitore Isufi Shukriu – Koja.

Rrjetëzimi