Prezantohet projekti zbatues për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti” në QHP

Dje në prani të pjesëmarrësve insitucional, shoqërisë civile dhe të BE-së është mbajtur prezantimi i projekteve zbatuese për revitalizimin e rrugës Marin Barleti dhe Kinemanë Lumbardhi në Qendrën Historike të Prizrenit (QHP).


Pas një procesi gjithëpërfshirës gjatë hartimit të projekteve ideore për revitalizimin e rrugës Marin Barleti dhe Kinemasë Lumbardhi në Prizren, ku janë përfshirë të gjitha institucionet përgjegjëse në nivel qëndror dhe me një përfshirje të gjerë të komunitetit lokal, këto dy projekte si përfituese të fondeve IPA II, të Bashkimit Evropian, kanë vazhduar me fazën e hartimit të projekteve zbatuese, nga kompania italiane ArssProgetti. Projektet zbatuese janë në fazën e përfundimit dhe gjatë vitit të ardhshëm pritet fillimi i investimit të zbatimit të tyre.


Në vitin 2019 EC Ma Ndryshe bashkë me QRTK në Prizren kanë përfunduar hartimin e projektin ideor për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti”. Qëllimi kryesor i projektit ka qenë krijimi i një shembulli pozitiv të rigjenerimit urban që do të ndikojë në ruajtjen e karakterit historik të qytetit dhe ofrimi i kushteve optimale për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal. Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe është mbështetur nga Komuna e Prizrenit.

Rrjetëzimi