EC vazhdon me gjelbërim të hapësirave publike
EC Ma Ndryshe ka realizuar aksionin e tretë të mbjelljes, ku kësaj radhe është gjelbëruar hapësira pubilke në rrugën “Ankara”-Lagjja Bazhdërhane.
Sipas një hulumtimi të kryer nga EC Ma Ndryshe "Hapësirat Publike Gjelbëruese në Prizren" nga 20 lagje të intervistuara, lagjja Bazhdërhane me një përqindje prej 13.9 % doli si lagjja që ka nevojë më së shumti për shtim të gjelbërimit sipas banorëve. Duke u bazuar në të gjeturat e këtij hulumtimi dhe duke e vlerësuar se kjo hapësirë e mbjellur me fidane do të ketë efekte pozitive të shumta për komunitetin, EC Ma Ndryshe vazhdoi iniciativën për intervenim të gjelbërt edhe në këtë hapësirë.
Varësisht edhe nga kërkesat e komunitetit, aktivitete të natyrës së ngjashme në hapësira publike të Prizrenit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nga EC, por njëkohësisht ftohen edhe qytetarët dhe institucionet kompetente për mirëmbajtje dhe mos dëmtim të këtyre hapësirave.