Projektet

Aktivizmi Kulturor dhe Urban në Prizren

Projekti "Aktivizmi Kulturor dhe Urban në Prizren" i mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka për qëllim të stimulojë debatin shoqëror për rolin e aktivizmit kulturor në transformimin urban të qytetit, duke u bazuar në parimet e qeverisjes demokratike. Në thelb, kjo është një nismë kulturore dhe artistike që trajton sfidat krijuese aktuale të zhvillimit urban dhe reformave demokratike në Prizren. Me nxitjen e debatit publik rreth çështjeve të politikës kulturore, degradimit urban, pjesëmarrjes publike dhe zhvillimit lokal, projekti do të përpiqet të ndikojë në agjendën e krijimit të politikave lokale, duke nxitur planifikimin e qytetit me qendër kulturën, reformën demokratike dhe zhvillimin lokal.

Aktivitetet kryesore

  • Forume të diskutimit
  • Studime mbi aktivizmin kulturor
  • Konferenca regjionale
  • Intervenime artistike publike
  • Mediat sociale për aktivizmin kulturor



Të arriturat kryesore të projektit gjatë vitit 2014 ishin:


  • Forume të rregullta diskutimi për të nxitur aktivizmin kulturor dhe urban në Prizren, si reagim ndaj degradimit urban në qytet,
  • Promovimi i konceptit të intervenimit në hapësirën publike përmes veprave artistike që do të bartin diskutimin nbi qytetin në hapësirën e Qendrës Historike të qytetit,
  • Hulumtimi mbi potencialin e aktivizmit kulturor në Prizren, i cili do të prodhojë rekomandime për qeverinë lokale dhe komunitetin kulturor të qytetit mbi politikat kulturore dhe aktivizmin.