Publikohen planet e veprimit mjedisor për 12 shkollat e mesme të Rajonit të Jugut

EC Ma Ndryshe ka publikuar planet e veprimit mjedisor për 12 shkollat e mesme të larta të Rajonit të Jugut. Këto plane janë hartuar në bashkëpunim me profesorët dhe anëtarët e Eko-klubeve gjatë një serie të punëtorive të realizuara.


Gjatë këtyre punëtorive nxënësit kanë pasur mundësinë të diskutojnë dhe të identifikojnë problemet ekzistuese në shkollë dhe komunitet dhe kanë treguar aktivitetet që i realizojnë dhe që do të donin ti realizonin për ti zgjidhur problemet që ndërlidhen me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.


Këto plane janë të rëndësishme për ti edukuar nxënësit rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit dhe për të krijuar një kulturë të qëndrueshme brenda komunitetit të shkollës. Ato do t'u shërbejnë shkollave si udhërrëfyes për realizimin e aktiviteteve të ardhshme, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike.
Eko-klubet në shkollat e e mesme të Rajonit të Jugut inkurajojnë nxënësit që të angazhohen në aktivitete dhe projekte kuptimplota mjedisore. Gjithashtu është një forum për nxënësit që të arrijnë dhe të ndikojnë te prindërit e tyre dhe komunitetet e lagjes për të promovuar sjellje të përgjegjshme mjedisore dhe miqësore ndaj klimës.


Për më shumë klikoni linkun:

https://ecmandryshe.org/.../planet_e_veprimit_mjedisor_te...

Rrjetëzimi