Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit
Në kuadër të Projektit 'Transparenca Online', EC Ma Ndryshe sot ka publikuar raportin hulumtues mbi Qendrën Historike të Prishtinës, që ka për qëllim vetëdijësimin e komunitetit të gjerë për shkallën e degradimit të saj, nxjerrjen në pah të aktiviteteve të dëmshme në të dhe ngritjen e shqetësimit për të ardhmen e saj. Duke analizuar zhvillimet e fundit në këtë zonë, rëndësinë historike, vlerat e trashëgimisë arkitekturale që ndërthuren brenda kufijve jo të definuar të saj, duke i vënë në pah trajtimet e gabuara të qendrës historike në përgjithësi dhe monumenteve të caktuara në veçanti në dy dekadat e fundit, raporti tenton të ndriçojë realitetin dhe situatën emergjente në të cilën gjendet kjo pjesë e qytetit të Prishtinës, si dhe bën thirrjen e fundit për intervenim dhe mbrojtjen e saj.
Raportit Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit është bazuar në shqyrtimin e publikimeve të deritanishme mbi ''Qendrën Historike'' të Prishtinës, observimin e gjendjes në terren, intervistat me autoritetet nga institucionet përgjegjëse, profesionistë të mbrojtjes së trashëgimisë dhe ekspertë të tjerë, si dhe bën analiza krahasimtare me situata të ngjashme në rajon. Lexo raportin dhe komunikatën.