Projektet

Indeksi i Reformës dhe Transparencës Komunale

Projekti synon përmirësimin e praktikave të transparencës në komunat e Kosovës nëpërmes një vlerësimi të përhershëm dhe mjeteve të avokimit (indeksi).

Rezultatet

  • Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale ( Raportet gjysëm-vjetore dhe vjetore)
  • Shumë materiale publike informuese të bazuar në dëshmi për transparencën dhe llogaridhënjen e QL
  • “Biseda të vërteta” mujore në Forumin e Transparencës në Prizren 
  • Është përmirësuar dialogu në mes të shoqërisë civile dhe qeverisë lokale në lidhje me qeverisjen e mirë


Aktivitetet

  • Grumbullim të të dhënave dhe informatave nga shtatë komunat kryesore
  • Intervista me informuesit kyq: Zyrtarë të QL-së, Shoqëria Civile, Gazetarë, dhe të tjerë
  • Grupet e përqëndrimit në secilën nga shtatë komuna
  • Notimi dhe shkruajtja e kapitujve të komunave të raportit
  • Ngjarjet publikuese të raporteve preliminare dhe përfundimtare
  • Monitorimi i rregullt i komunave Prizren, Prishtinë dhe Mamushë
  • Monitorimi i transparencës me një intenzitet të ulët të komunave Rahovec, Malishevë, Dragash, Suharekë dhe Shtrëpce
  • Publikimet e rregullta të të gjeturave të monitorimit nëpërmes lajmeve të shtypit, raporteve, dokumenteve të politikave, grafikoneve informative, etj.
  • Diskutime publike për qështjet më të rëndësishme sa i përket transparencës së qeverisë lokale
  • Mirëmbajtja e rregullt e web faqes Online Transparency
  • Raportimi i rasteve të shkeljeve tek institucionet përgjegjëse të drejtësisë, të zbatimit të ligjit dhe qeverinë qendrore
  • Debatet mujore të ciklit  “Ballafaqim” për qështjet më të “nxehta” të QL në Prizren
  • Reportazhet në media (para dhe pas) të qështjeve të shpalosura në “Ballafaqim”
  • Radio dhe TV programme për transparencën e qeverisë lokale
  • Promovimi i modelit të Forumit të Translarencës në komunat tjera
  • Dialog i strukturuar me Kryetarë komunash dhe zyrtarë përkatës public në shtatë komunat kryesore
  • Zgjërimi në komuna tjera të regjionit të  Prizrenit dhe komunën e Shtërpces nëpërmes monitorimit të transparencës me intenzitet të ulët
  • Ndihmë direkte OShC-ve dhe grupeve të komunitetit (qytetarëve) në komunat e përzgjedhura