Nxënësit e shkollave “Mustafa Bakiu” e “Gani Saramati” mësojnë dhe argëtohen me lojën “Mos u nxeh Prizren”

Nxënësit e shkollave “Mustafa Bakiu” e “Gani Saramati” në Prizren përmes lojës “Mos u nxeh Prizren” janë argëtuar dhe kanë mësuar për asetet e trashëgimisë kulturore në qytetin e vjetër.


Nxënësit pjesëmarrës përmes kësaj loje janë njohur më hollësisht me elementet që identifikojnë trashëgiminë kulturore të Prizrenit, si dhe kanë pasur mundësinë që të diskutojnë hapur lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët kulturore.


Ky aktivitet është realizuar nga EC-i në kuadër të programit “Arti në shkolla” të udhëhequr nga MKRS-ja dhe ka për qëllim ti informojë dhe ndërgjegjësojë nxënësit për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Kosovës si dhe të shtojë nivelin e dijes dhe kërshërisë së tyre për këto tema.

Rrjetëzimi