Të rinjtë aftësohen për aktivizimin në komunitet dhe mbrojtjen e mjedisit

EC Ma Ndryshe ka realizuar Shkollën e Aktivizmit në Komunitet dedikuar për të rinjtë nga komunat e rajonit të Prizrenit. Përmes këtij trajnimi, të rinjtë janë informuar për mekanizmat e aktivizmit dhe metodat e mobilizimit, teksa janë diskutuar çështjet që ndërlidhen me mjedisin dhe angazhimin për mbrojtjen më efikase të tij.


Nga ligjëruesit e ndryshëm përgjatë tri ditëve ata kanë përfituar njohuri më të hollësishme mbi konceptet e zhvillimit të qëndrueshëm, aktivizmit mjedisor, mjedisit dhe të drejtave të njeriut, sikurse që janë trajnuar edhe për shkrimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit.


Pjesëmarrësit e kësaj shkolle kanë pasur mundësinë që të propozojnë ide për zgjidhjen e problemeve të ndryshme mjedisore në komunitetin e tyre.
Përmes këtij aktiviteti, EC-i synon ndërgjegjësimin e të rinjve për angazhim në mbrojtjen e mjedisit.

Rrjetëzimi