Realizohet ideja fituese e garës mjedisore “Mendo Gjelbër”

EC Ma Ndryshe ka realizuar intervenimin (idenë) me të cilin grupi i nxënësve të SHML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas është shpallur fitues i garës mjedisore “Mendo Gjelbër”.


Gjatë këtij aktiviteti, bazuar në idenë fituese, është intervenuar me drunj, ulëse dhe sistemin e ujitjes në oborrin dhe kopshtin e kësaj shkolle.


Përmes kësaj gare EC-i synon që të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen dhe parandalimin e degradimit të mjedisit, duke i bërë kështu ata iniciatorë të nismave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit si dhe promovimin e praktikave më miqësore me të.

Rrjetëzimi