Zvarritja e emërimit të drejtorëve porosi e keqe për qytetarët

EC Ma Ndryshe është duke e përcjellë me shqetësim procesin e zvarritjes së emërimit të drejtorëve të komunës së Prizrenit. Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy muaj nga certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të vitit 2013 nga KQZ-ja për kuvende dhe kryetarë të komunave, ekzekutivi i komunës së Prizrenit nuk është konsoliduar ende.Kryetari i komunës së Prizrenit deri më tani nuk ka ofruar arsye kredibile për këtë vonesë, e cila po ndikon në dinamikën e përgjithshme të qeverisjes lokale dhe realizimit të punëve nga ekzekutivi. Lexo komunikatën për media

Rrjetëzimi