Zëvendëso plastikën, mbroje mjedisin
EC ka organizuar aktivitetin "Zëvendëso plastikën, mbroje mjedisin”, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Suedeze.
Gjatë këtij aktiviteti janë dhuruar shishe qelqi me qëllim të stimulimit të qytetarëve për zëvendësim të produkteve plastike me produkte eko-miqësore. Krahas kësaj është bërë edhe publikimi i disa të gjeturave nga hulumtimi i realizuar javë më parë nga EC, lidhur me sasinë e përdorimit të plastikës nga qytetarët e Prizrenit, si dhe është improvizuar në mënyrë artistike përdorimi dhe ndikimi i plastikës në mjedis.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për 3 vitet e fundit janë importuar afro 366 milionë kilogramë të produkteve të plastikës kurse janë eksportuar mbi 63 milionë kilogramë produkte nga plastika.
Prandaj, EC rekomandon reduktimin e produkteve plastike dhe përdorimin e produkteve eko-miqësore në vend të tyre, si dhe promovimin e riciklimit të mbeturinave.