Trashëgimi kulturore, jo vendparkingje!

Sot është finalizuar iniciativa "Trashëgimi kulturore, jo vendparkingje!" e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Kjo iniciativë ka për qëllim të potencojë problemin e parkimit të automjeteve në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore (ndër të tjera në afërsi të Xhamisë Sinan Pasha, në afërsi të Urës së Gani Tadës, në afërsi të Muzeut Arkeologjik etj). Kjo praktikë përveç se kufizon qytetarët në lëvizje, dëmton rëndë imazhin e qytetit në përgjithësi dhe objekteve të trashëgimisë kulturore në veçanti. Parkimi në afërsi të perimetrit të objekteve të trashëgimisë kulturore pengon vizurat ndaj vlerave të trashëgimisë, qasjen në objektet kultrore si dhe ndikon në dëmtimin e peisazhit kulturor. Rrjedhimisht, kjo problematikë ndikon jo vetëm te qytetarët e Prizrenit por edhe te turistët dhe vizitorët e shumtë të qytetit tonë.

Lidhur me këtë problematikë, EC sot ka intervenuar në rrugën ‘’Vatra Shqiptare‘’, e cila lidh Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe Kompleksin e Marashit, duke vendosur pengesa në formë të ulëseve, të cilat do të zëvendësojnë automjetet e parkuara në këtë zonë edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar. ‘’Ulëset pengesë’’ shprehin revoltën për pengesën në lëvizje dhe në vizuara ndaj dy komplekseve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Prizren si rezultat i mosveprimit të institucioneve ndaj qytetarëve të cilët parkohen në vend të ndaluar. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi