Të rishikohet legjislacioni ndaj zyrtarëve komunal që kanë problem me ligjin

Në tryezën e diskutimit “Qeverisja e mirë dhe zyrtarët që kanë problem me ligjin”, të mbajtur sot në Prizren është theksuar se zyrtarët që kanë probleme me ligjin, respektivisht me organet e drejtësisë nuk mund të ofrojnë qeverisje të mirë. Nisja e hetimeve, aktakuzat dhe proceset gjyqësore ndaj tyre luhatin besimin e publikut në ta, që për pasojë sjellë edhe degradim të mëtutjeshëm të parimeve të llogaridhënies dhe përgjegjësisë karshi qytetarëve.   


Panelistë në tryezën e sotme të Forumit Transparenca ishin Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Valbona Musliu, gazetare dhe anëtare e Forumit Transparenca, ndërsa ajo u moderua nga Kreshnik Basha. Diskutimi në tryezë u fokusua në praktikat e deritanishme nëpër komunat e Kosovës që tregojnë se zyrtarë të zgjedhur publik, si pasojë e dyshimeve të bazuara për shpërdorim të detyrës zyrtare janë përballë fillimisht me hetime, e pastaj dhe me gjykime, por që pothuajse asnjëri nuk është larguar nga pozita publike, madje as në rastet kur ka pasë aktgjykime fajësuese për ta.  Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi