Të moshuarit e Prizrenit të përjashtuar nga planifikimi urban

EC Ma Ndryshe sot organizoi diskutimin mbi gjendjen e të moshuarve në Prizren dhe sfidat e tyre në raport me planifikimin urban. Te moshuarit kanë kërkuar që planet e projektet që kanë të bëjnë me këtë komunitet të mos prolongohen në projeksionet buxhetore, dhe që zbatimi i tyre të nisë sa më shpejtë. Si kërkesa kryesore përsëri kanë veçuar ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve, Shtëpisë/Muzeut të Mësuesit, lehtësimin e qarkullimit rrugor në disa lagje të ndryshme të qytetit, lehtësime në trafikun urban e ndër-urban, krijimin e toaleteve publike, përkujdesjen më të madhe për Shoqatën e Veteranëve të Arsimit dhe mos përbuzjen e tyre dhe zgjidhjen e ceshtjes se furnizimit te rregullt me ujë të pijes.


Nga përfaqësuesit komunal ata janë inkurajuar që këto kërkesa t'i zyrtarizojnë me shkrim apo edhe në debatet me kryetarin e komunës. Të gjitha këto kërkesa do të inkorporohen në raportet e EC Ma Ndryshe që do t'i dorëzohen Komunës dhe do të monitorohet përfshirja e tyre në politikat publike dhe projeksionet buxhetore. Ky diskutim ishte pjesë e ciklit të debateve "Planifikim urban me pjesëmarrje 2014", që realizohet me përkrahjen e Olof Palme International Center. 

Rrjetëzimi