Të mos zvarritet rasti Muja

Forumi Transparenca përmes këtij reagimi publik i bën thirrje gjyqësorit në Kosovë, që t’i merr parasysh dispozitat e Kushtetutës përkatësisht Konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut lidhur me jetësimin e gjykimit brenda afatit të arsyeshëm kohor në rastin e kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij.

Ky Forum përkujton se trajtimi i këtij rasti në gjyqësor po hyn në vitin e tij të tretë. Procesi gjyqësor në rastin e zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit pat nisur më 25 mars 2013, në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Kjo Gjykatë më 13 mars 2014 pat shpallur fajtor kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorët e tij për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autoritetit, sipas katër pikave të aktakuzës së prezantuar nga Prokuroria e EULEX-it. Më 22 korrik 2015, Gjykata e Apelit pati anuluar aktgjykimin e ankimuar të Gjykatës Themelore dhe e pat kthyer lëndën në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Ndërsa, më 26 nëntor 2015, një kolegj i përzier i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Gjykata ka ndryshuar vendimin e Apelit me anë të të cilit lënda ishte kthyer në rigjykim. Tani lënda i është kthyer Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një kolegj tjetër. Lexo komunikatën.

 

Rrjetëzimi