Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit: Një vit, asnjë takim

Gjatë kësaj jave mbushet një vit që prej se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për krijimin e Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit. Task Forca e krijuar më 13 mars 2014, në përbërje ka përfaqësues të MMPH-së, ministrisë së Kulturës, asaj të Administrimit të Pushtetit Lokal, ministrisë së Punëve të Brendshme, Komunës së Prizrenit dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore, dhe ka  për qëllim zbatimin e Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit (Komunikata e MMPH-së, http://mmph-rks.org/sq/Lajmet/Edhe-nje-Taske-Force-per-Qendren-Historike-te-Prizrenit-857).
 
Mirëpo në vitin e parë të ekzistimit të saj, kjo Task Forcë nuk është mbledhur asnjëherë, dhe kësisoj nuk ka pas se si të marrë vendime apo veprime konkrete në trajtimin e rasteve të dëmtimit të trashëgimisë kulturore, ndërtimeve pa leje dhe parregullsive tjera. Ndërkohë degradimi në Qendrën Historike të Prizrenit ka vazhduar pa u penguar nga institucionet që kanë përgjegjësi ligjore për veprim. Madje gjatë kësaj periudhe, janë evidentuar disa raste kur vet Komuna e Prizrenit ka realizuar projekte pa i përfillur procedurat e parapara me dispozitat e ligjeve të trashëgimisë kulturore dhe planifikimit hapësinor. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi