Tabelat e vendosura në “Urën e Naletit” paraqesin pengesë për vizurat e monumenteve të qendrës historike të Prizrenit
![Tabelat e vendosura në “Urën e Naletit” paraqesin pengesë për vizurat e monumenteve të qendrës historike të Prizrenit](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1709026387/images/27_02_2024_10970832_20240226_094716_r34vpl.jpg)
![Tabelat e vendosura në “Urën e Naletit” paraqesin pengesë për vizurat e monumenteve të qendrës historike të Prizrenit](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1709026390/images/27_02_2024_4914507_img_7627_g47gbt.jpg)
![Tabelat e vendosura në “Urën e Naletit” paraqesin pengesë për vizurat e monumenteve të qendrës historike të Prizrenit](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1709026393/images/27_02_2024_481937_img_7628_tksjfu.jpg)
![Tabelat e vendosura në “Urën e Naletit” paraqesin pengesë për vizurat e monumenteve të qendrës historike të Prizrenit](https://res.cloudinary.com/ecmandryshe/image/upload/v1709026395/images/27_02_2024_6165172_img_7629_wbtngd.jpg)
Dy tabelat e vendosura në cepin e “Urës së Naletit” prej kohësh kanë humbur funksionin e tyre, si pasojë shlyerjes së përmbajtjeve në to. Aktualisht, këto dy tabela, vetëm se paraqesin pengesë për shijimin e peizazhit të Qendrës Historike të Prizrenit, duke cenuar nga larg edhe vizurat e disa prej monumenteve të trashëgimisë kulturore në këtë zonë të mbrojtur.
Duke marrë parasysh edhe vërejtjet e adresuara në Planin për Menaxhimin e Qendrës Historike të Prizrenit 2021-2030, ku mes tjerash thuhet se shenjëzimet që janë të vendosura në këtë zonë në disa raste paraqesin pengesë për vizura, EC Ma Ndryshe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa për largimin e këtyre dy tabelave, që edhe ashtu kanë humbur funksionin e tyre.