Ta rikthejmë kalldrëmin!

Sot është finalizuar iniciativa ‘’Ta rikthejmë kalldrëmin’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Gjatë kësaj iniciative në mënyrë simbolike janë vendosur fragmente të kalldrëmit në rrugën ‘’Adem Jashari’’, duke bërë thirrje që të rikthehet diskursi publik lidhur me kthimin e kalldrëmit në këtë rrugë.

Prizreni, si qendër urbane prej shekujsh dallohet me karakteristikat arkitektonike të saj të ndërlidhura me aplikimin e materialeve tradicionale. Në mesin e tyre kalldrëmi përbën identitetin historik të rrugëve e rrugicave të tij. Si i tillë, kalldrëmi i ka dhënë karakter dhe hijeshi shesheve e rrugëve të Prizrenit në të kaluarën, dhe vazhdon ta bëj këtë edhe sot e kësaj dite në pjesët e mbetura. Në vitet e pasluftës, në disa rrugë qendrore të Prizrenit kalldrëmi është larguar dhe është zëvendësuar me asfalt. Në këtë mënyrë, në emër të lehtësimit të qarkullimit rrugor të automjeteve është sakrifikuar një nga elementet e identitetit historik të qytetit. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi