Strategjia komunale për informim është hartuar me qasje përjashtuese
Komuna e Prizrenit ka iniciuar hartimin e Strategjisë Komunale për Informim, Komunikim dhe Pjesëmarrje qytetare. Në versionin para-final, të shpërndarë nga Zyra për Informim e Komunës së Prizrenit, në pjesën ku përshkruhet metodologjia në faqen 15 thuhet se strategjia është hartuar me një pjesëmarrje të gjerë, duke përfshirë përfaqësues të organeve komunale relevante, organizatave të shoqërisë civile dhe të medieve.
Ndërsa në faqen 14 sqarohet se fillimisht është organizuar një punëtori me pjesëmarrje të gjerë të të gjitha palëve me interes, ku janë identifikuar fushat problemore që duhen adresuar me strategji. Gjithashtu, është bërë një analizë gjithëpërfshirëse e problemeve sipas fushave problemore. Tutje shkruan se për hartimin e strategjisë dhe të planit të veprimit për komunën e Prizrenit është formuar një grup i punës, i përbërë nga përfaqësues të komunës, nga OSHC-të, OJQ-të dhe ekspertë të fushave përkatëse, si dhe organeve gjegjëse komunale, sic është ZIP, zyra ligjore dhe zyra për integrime evropiane. Përvec kësaj, thuhet se janë konsultuar edhe përfaqësues të zyrave për informim nga komunat tjera.... Lexo letrën publike.