Siguria dhe Masat Ndëshkimore
Forumi Transparenca sot organizoi debatin e shtatë të ciklit Ballafaqim, ku për temë trajtoi Sigurinë dhe Masat Ndëshkimore. Për tu ballafaquar me anëtarët e Forumit, pjesëmarrës të debatit ishin: z. Ymer Hoxha, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, z. Hazir Berisha, zëdhënës i PK, z. Vesel Gashi reshter në PK dhe z. Nexhat Cocaj, drejtor në DKA.
Debati i sotëm trajtoi tematika të ndryshme për sa i përket Sigurisë dhe Ndëshkimit si: Sigurinë në Shkolla, kamerat e sigurisë dhe monitorimi i tyre, vjedhjet, armëmbajtjet pa leje sikurse edhe politikat ndëshkimore, statistikat nga veprat penale më të shpeshta gjatë këtij viti në Komunën e Prizrenit, etj.
Në fillim të debatit panelistët prezentuan një rezyme të përgjithshmë për sa i përket ndërmarrjes së masave institucionale karshi sigurisë në Komunën e Prizrenit. Sipas panelistëve gjendja e sigurisë është e qetë pavarsisht statistikave të veprave të identifikuara nga institucionet.
Në anën tjetër, anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit nga partitë opozitare në Prizren nxorën në pah fakte të shumta që e bënë evidente sigurinë e ultë në Komunën e Prizrenit. Presioni nga politika për mbyllje të rasteve sa i përket rasteve të zyrtarëve, mos ndëshkimi i kryersve, Infrastrukura ligjore e zbehtë karshi ndëshkimit të kryersve të veprave penale, armëmbajtja nëpër shkolla, rrahja, siguria politike, korrupsioni, etj, ishin fokusi i debatit të sotëm.
Forumi Transparenca do të vazhdojë organizimin e debateve të rregullta në kuadër të ciklit Ballafaqim.