Shpallja e fituesëve për tregimet më të mira ne Istog

Në komunën e Istogut EC Ma Ndryshe ka realizuar aktivitetin në të cilin janë prezantuar nxënësit fitues të tregimeve më të mira për Komunën e Istogut. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Treguesit e rinj të trashëgimisë së Istogut” që synon të kontribuojë në përmirësimin e njohurive të të rinjve dhe pjesëmarrjen e tyre në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës dhe trashëgimisë së kësaj komune. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënësit fitues të garës, menaxhmenti i shkollave dhe përfaqësues të komunës së Istogut.


Në këtë garë kanë marrë pjesë 177 nxënës nga 13 shkollat e komunës së Istogut. Prej 177 nxënësve janë përzgjedhur 29 nxënës me tregimet më të mira për trashëgiminë kulturore, natyrore, fetare dhe shpirtërore të kësaj komune. Nxënësit e përzgjedhur gjatë këtij viti do të marrin pjesë në trajnime, vizita, zhvillim të broshurave etj.

Ky aktivitet u mundësua nga Programi Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor - ReLOaD financohet nga Bashkimi Evropian, me bashkë-financim nga Komuna e Istogut, dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
 

Rrjetëzimi