Shoqëria civile dhe demokracia lokale: Fyti i tharë dhe veshi i shurdhër

EC Ma Ndryshe sot në Prizren organizoi konferencën “Shoqëria civile dhe demokracia lokale: Fyti i tharë dhe veshi i shurdhër" ku panelistë ishin aktivistë të shoqërisë civile nga shumë komuna të Kosovës, si dhe zyrtarë të qeverisë qendrore dhe lokale.

 

Konferenca u mbajt në kuadër të projektit “Transparenca Online e komunave të Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës”, ndërsa punimet u zhvilluan në dy panele: “Roli i OJQ-ve monitoruese në demokracinë lokale në Kosovë” dhe “Gatishmëria e komunave për të reflektuar mbi rekomandimet e OJQ-ve”.

 

Viteve të fundit është rritur numri i organizatave lokale që monitorojnë punën e komunave në Kosovë. Aktiviteti monitorues i organizatave synon rritjen e transparencës në vendimmarrje dhe llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur karshi qytetarëve. Në përpjekjen e tyre për të kontribuuar në zhvillimin e demokracisë lokale, organizatat monitoruese kanë prodhuar me qindra të gjetura dhe rekomandime për komunat. Megjithatë, dilema mbizotëruese është nëse komunat janë duke reflektuar seriozisht mbi këto rekomandime. 


Projekti nga muaji shtator i vitit 2012 përkrahet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë. 


 

Rrjetëzimi