Shkatërrimi nga zjarri i shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë
Shkatërrimi nga zjarri i shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë është ngjarja e radhës, që minon përpjekjet për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Ky monument i trashëgimisë kulturore muaj më parë ishte përballë edhe me rrezikun e rrënimit.
EC Ma Ndryshe përkujton se rastet e zjarreve në monumente të mbrojtura janë praktika të para edhe më parë në qytetet e Kosovës dhe konsideron se nevojitet një angazhim i shtuar i institucioneve përgjegjëse për parandalimin e rasteve të kësaj natyre.
EC i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese që ta hetojnë rastin deri në zbardhjen e plotë të tij, dhe të veprojnë me forcën e ligjit. Gjithashtu i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që të shtojnë kujdesin dhe investimet në këtë fushë, në mënyrë që të përçohet mesazhi se përpjekjet për shkatërrimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore nuk do të jenë të suksesshme